Ludo Lee i drejtpërdrejtë në ‘Prive By Liberta Spahiu’: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi nuk do të vazhdojnë si opinioniste

Ludo Lee ka zgjedhur të jetë krejtësisht i drejtpërdrejtë në daljen e tij të fundit televizive në ‘Prive By Liberta Spahiu’, duke mos kursyer asnjë koment.

Në intervistën e shkurtër në formatin ’60 sekonda’, ai u përball me një sërë pyetjesh provokuese, të cilave iu përgjigj menjëherë dhe pa u menduar gjatë.

Përmes këtij formati, zbuloi disa detaje interesante nga jeta personale, si dhe raportet që ka me ish-banorë dhe figura të tjera pas përfundimit të eksperiencës në reality shou.


- Advertisement -

Megjithatë, momenti që mori më së shumti vëmendje ishte kur u pyet për opinionistet e Big Brother VIP Kosova.

Pa hezitim, Ludo deklaroi se, nëse do të ishte vendimi i tij, as Olta Gixhari dhe as Leonora Jakupi nuk do të vazhdonin në atë rol, duke u shprehur qartë: se nuk do t’ua vazhdonte kontratën për të qenë pjesë e formatit si opinioniste.

Kjo duket se është ndikuar nga komentet që ka marrë për lojën e tij në Big Brother.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *