Ushtria e Shteteve të Bashkuara paralajmëron bllokadën detare në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të vendosë një bllokadë detare në Gjirin e Omanit dhe në Detin Arabik, në lindje të Ngushticës së Hormuzit.

Masa është njoftuar përmes një komunikimi të dërguar nga Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) për komunitetin detar ndërkombëtar.

Po ashtu, është paralajmëruar se çdo anije që hyn ose del nga kjo zonë pa autorizim mund të përballet me masa si ndalim, devijim ose sekuestrim.


- Advertisement -

Komanda Qendrore nuk ka dhënë më shumë hollësi për bllokadën, por vetëm që do të vlejë për anijet që synojnë të hyjnë dhe dalin nga Irani.

Prej konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, në njërën anë, dhe Iranit, në anën tjetër, trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është bllokuar nga Teherani, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *