Ndalohen tre persona për lëndim trupor në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se tre persona me inicialet B.S., V.S. dhe S.S. janë ndaluar për dyshime të veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ në fshatin Vragoli.

Pas një mosmarrëveshje verbale, situata eskaloi në një përleshje fizike me përdorimin e mjeteve të rrezikshme si thika dhe shkopinj druri, duke shkaktuar lëndime trupore te disa persona.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për hetime të mëtejshme.


- Advertisement -

Prokuroria ka njoftuar se do të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *