Debatet rriten për sezonin e tretë të ‘Euphoria’: më i errët dhe më ekstrem se kurrë

Sezoni i tretë i ‘Euphoria’ ka nxitur debate të mëdha mes fansave dhe kritikëve në Kosovë.

Seriali vazhdon të ndjekë jetën e Rue, Cassie dhe Jules, por këtë herë me histori edhe më të rënda dhe skena më provokuese.

Në një nga artikujt e fundit, DailyMail shkruan se Rue përfshihet në trafik droge dhe menaxhimin e një klubi striptizmi, ndërsa Cassie fiton para përmes OnlyFans dhe shfaqet në situata që shumë shikues i kanë quajtur poshtëruese.


- Advertisement -

Jules, nga ana tjetër, paraqitet si ‘sugar baby’, gjë që ka shtuar kritikat për mënyrën si trajtohen personazhet femra.

Një pjesë e audiencës dhe disa media e kanë quajtur sezonin të tepruar, duke thënë se seriali po mbështetet më shumë te skenat shokuese sesa te zhvillimi i historisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *