Personi me armë në Han të Elezit shkakton panik, por e vërteta është e papritur

Sot, një person u pa në Han të Elezit duke lëvizur me një armë, duke shkaktuar frikë tek qytetarët, por më pas u zbulua se ishte vetëm një lodër.

Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, i dyshuari, i cili u identifikua si E.B., 50 vjeç, u intervistua dhe më pas dorëzoi armën e dyshimtë.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, njoftoi se i dyshuari ka deklaruar se arma ishte lodër e djalit të tij tetëvjeçar.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *