Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar një fundjavë kryesisht të vranët dhe me reshje shiu më 14 dhe 15 nëntor.
Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën vendi do të ketë vranësira dhe riga shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.
Temperaturat minimale për të shtunën do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të variojnë nga 4 deri në 7 gradë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




