temp image 647 temp image 647

Sfidat në Plotësimin e Pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -

Një pozitë që vazhdon të mbetet e zbrazët, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura nga Kuvendi.

Sekretari i Përgjithshëm ende është ushtrues detyre, dhe konkursi më i fundit për këtë post përfundoi sërish pa emërim të ri.

Tani, përveç kërkesave për ndryshimin e procedurës së përzgjedhjes, në Institutin e Kosovës për Drejtësi po diskutohet edhe çështja e tejkalimit të afateve ligjore.

Gjatë dy viteve të fundit, Kuvendi i Kosovës ka hapur tri herë një konkurs për këtë pozitë.

Megjithatë, asnjë nga këto përpjekje nuk rezultoi me emërimin e një sekretari të përgjithshëm me mandat të rregullt.

Pozita vazhdon të mbulohet nga ushtrues detyre, dhe konkursi i fundit u mbyll më 2 nëntor, pa arritur të emërojnë as Taulant Bajramin e as Besnik Ismailin.

Për Bajramin, i cili për herë të tretë nuk arriti ta fitojë këtë pozitë, tashmë ka një propozim për ndryshimin e rregullores së punës së Kuvendit. “Do të kujdesem që t’i propozoj kryesisë së Kuvendit ndryshimin e rregullores së punës, meqenëse dispozitat aktuale për përzgjedhjen e kandidatëve duket se janë shndërruar në një pengesë të panevojshme procedurale.

Në fund të fundit, nëse Kuvendi i emëron vetë komisionet profesionale, madje dy herë radhazi, vetëm për të mos marrë parasysh vlerësimet dhe rekomandimet e tyre, atëherë përse të vazhdojmë me gjithë këtë formalitet?”, u shpreh Bajrami.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -