temp image 363 temp image 363

Familja Dehari kërkon drejtësi në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

- Advertisement -

Familja Dehari mbajti një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ata kërkuan zbardhjen e rastit dhe përgjegjësi për vdekjen e tij.

Babai i Astritit, Avni Dehari, theksoi se që nga fillimi ka pasur shumë manipulime dhe përpjekje për ta paraqitur vdekjen e të birit si vetëvrasje.

Sipas tij, ish-prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, kishte tentuar ta paraqiste rastin si vetëvrasje brenda vetëm 13 ditëve. “Që në fillim ka pasur manipulime të shumta rreth vdekjes së Astritit.

Prokurori në atë kohë, Sylë Hoxha, bënte përpjekje, sigurisht me urdhër të pushtetit të atëhershëm, që brenda 13 ditëve ta paraqiste këtë vdekje si vetëvrasje”, tha Dehari.

Ai përmendi edhe raportet e mjekëve ligjorë të pavarur, Besim Hymaj nga Tirana dhe Besim Latifaj nga Prishtina, të cilët kishin sjellë fakte që ngrinin dyshime për vrasje, jo vetëvrasje. “Këta kishin sjellë fakte që bëhej fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje.

Këtë e ka vërtetuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i Zvicrës, të cilin prokurorët e atëhershëm nuk e përfillën”, ka theksuar ai.

Dehari gjithashtu kritikoi zvarritjen e hetimeve për vite me radhë, duke thënë se katër prokurorë e kanë trajtuar rastin deri në pensionim, pa sjellë një epilog. “Katër prokurorë deri në vitin 2025 e kanë zvarritur këtë lëndë derisa dolën në pension”, shprehu ai.

Ai gjithashtu njoftoi se më 3 nëntor kanë pasur një takim me kryeprokurorin e Shtetit dhe prokurorin e Prokurorisë Speciale, nga i cili presin rezultate konkrete. “Shpresojmë shumë që do të kemi rezultate”, përfundoi Avni Dehari.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -