temp image 364 temp image 364

Homazhe për Astrit Deharin në 10-vjetorin e ngjarjes tragjike në burgun e Prizrenit

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka nderuar Astrit Deharin në përvjetorin e dhjetë të ngjarjes së tij të tragjike në burgun e Prizrenit.

Ajo ka bërë homazhe te varri i tij, së bashku me familjen Dehari dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu ka theksuar se pas një dekade, familja, bashkëveprimtarët dhe qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi për Deharin. “Astriti ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe student shembullor i mjekësisë.

Një i ri guximtar dhe idealist, me përkushtim të sinqertë politik, që angazhimin e tij e shihte si mënyrë për t’u qëndruar pranë njerëzve, sidomos të varfërve, punëtorëve dhe atyre që shteti i kishte lënë në harresë,” ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka shtuar se Dehari kujtohet për guximin, buzëqeshjen dhe idealet e tij, duke theksuar se kërkesa për drejtësi nuk do të ndalet. “Dhjetë vjet më vonë, bashkë me familjen e tij, me gjithë shoqërinë dhe qytetarët e Republikës, ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit,” shkroi kryeparlamentarja.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -