Në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, është organizuar një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut në nderim të tij.
Ky aktivitet po mbahet në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku janë të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët i janë bashkuar kësaj nisme humanitare.
Mes të pranishmëve, është edhe deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, Taulant Kelmendi, dhe Mimoza Shala, të cilët gjithashtu kanë kontribuar në dhurimin vullnetar të gjakut.
Kjo nismë ka për qëllim të nderojë kujtimin e Astrit Deharit, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së tij.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




