temp image 366 temp image 366

Përparim Rama: Bashkëpunim me Prokurorinë, por pa politikë në mes

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale, duke theksuar se është e rëndësishme që ajo të veprojë jashtë ndikimeve politike. “Puna jonë është ta zhvillojmë kryeqytetin, ndërsa puna e Prokurorisë është të shohë nëse po i bëjmë të gjitha gjërat në përputhje me ligjin.

Unë i kam bërë thirrje Prokurorisë të mos bjerë pre e politikës, sepse jemi duke u marrë me zhvillimin e projekteve madhore dhe i dimë sfidat që kemi me nivelin qendror.

Ata janë munduar të na bllokojnë në mënyrë të paligjshme”, theksoi Rama para gazetarëve.

Ai gjithashtu shtoi se, “Deri sot na kanë humbur dy vjet.

Kjo hapësirë do të mundë të ishte shfrytëzuar për qytetarët.

Për proceset që mund të kenë probleme, unë e kam ftuar Prokurorinë edhe më herët.

Jemi të hapur të shqyrtohet çdo proces dhe çdo procedurë që zhvillohet brenda prokurimit publik, pasi kjo është edhe natyra e punës së tyre.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -