Yjet e Hollywood-it shënuan Halloween-in me kostume të ndryshme, duke sjellë transformime të frymëzuara nga personazhe të njohur, engjëj dhe krijesa të frikshme.
Zendaya ishte një nga emrat që ra në sy këtë vit, teksa rikrijoi një nga paraqitjet ikonike të Halle Berry në premierën e filmit “X-Men” në vitin 2002.
Me ndihmën e stilistit të saj, Law Roach, aktorja risolli veshjen e markës Lanvin, me bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra me bel të ulët.
Hailey Bieber zgjodhi një pamje engjëllore, ndërsa Heidi Klum vazhdoi traditën e kostumeve ekstreme, duke u shndërruar në një dorë të prerë njerëzore për festën e saj të përvitshme.
Modelja publikoi gjithashtu pamje nga përgatitjet me efekte speciale dhe gjak artificial.
Në atmosferën festive u përfshi edhe Paris Hilton, e cila ndau momente me dy fëmijët e saj, Phoenix dhe London.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
