BallinaShowbizLara Stone zbulon se është diagnostikuar me kancer në gji: Një thirrje...

Lara Stone zbulon se është diagnostikuar me kancer në gji: Një thirrje për vetëdijesim

- Advertisement -

Supermodelja holandeze Lara Stone, 42 vjeçe, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer në gji dhe se ka filluar trajtimin.

Ish-bashkëshortja e komedianit David Walliams e ka përshkruar këtë diagnozë si një tronditje të madhe, por është shprehur mirënjohëse që sëmundja u zbulua në një fazë të hershme.

Lara e njoftoi këtë lajmin përmes një postimi në Instagram, ku u bëri thirrje grave që të mos i neglizhojnë ndryshimet në trup dhe të kryejnë kontrollet e nevojshme.

Ajo shpreson që rrëfimi i saj të nxisë të paktën një person që të caktojë një kontroll që mund ta ketë shtyrë për një kohë të gjatë.

Modelja nuk ka dhënë detaje mbi fazën e sëmundjes apo trajtimin që po ndjek.

- Advertisement -

Njoftimi i saj u prit me shumë mesazhe mbështetjeje nga kolegët dhe emra të njohur të industrisë së modës.

Lara Stone ka qenë e martuar me David Walliams për pesë vjet dhe së bashku kanë një djalë, Alfredin, 13 vjeç.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments