Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira në vitet e fundit, pasi ka regjistruar nëntë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat.
Sipas të dhënave të Stats Foot, gjatë kësaj serie negative skuadra ka regjistruar tri barazime dhe gjashtë humbje, duke barazuar një rekord të padëshiruar që daton nga viti 1988.
Hera e fundit që “Djajtë e Kuq” kishin kaluar nëntë ndeshje radhazi pa fituar ishte në muajt tetor dhe nëntor të vitit 1988, kur kishin regjistruar po të njëjtën seri negative.
Humbja e fundit erdhi të shtunën në “Stamford Bridge”, ku Manchester Unitedi u mposht 2-0 nga Chelsea në kuadër të Ligës Premier.
Morgan Rogers dhe Cole Palmer shënuan golat e fitores për londinezët.
Situata u bë edhe më e vështirë për mysafirët pas përjashtimit të Lisandro Martinezit me karton të kuq në pjesën e dytë.
Chelsea përfitoi nga kjo situatë, ndërsa Palmer realizoi nga penalltia për të vulosur fitoren.
