BallinaSportDrita Fiton ndaj Vushtrrisë me 3-1 në Superligën e Kosovës

Drita Fiton ndaj Vushtrrisë me 3-1 në Superligën e Kosovës

- Advertisement -

Drita e ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiu vazhdojnë të tregojnë formë të shkëlqyer në kampionat, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke ushtruar presion në krye të tabelës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e karakterizuar nga një lojë e mirë e vendasve.

Ata, përveç krijimit të rasteve, arritën të shënojnë dy gola, ndërsa mysafirët gjetën rrjetën vetëm një herë.

Goli i parë u realizua në minutën e 19-të nga Mike Arthur, i cili e dërgoi topin në rrjetë për të siguruar epërsinë 1-0.

- Advertisement -

Më pas, Kemelho Nbguena shënoi në minutën e 31-të për të bërë 2-0.

Mysafirët arritën të kthehen në lojë në minutën e 42-të me një gol fantastik nga Albijon Shurdhiq, i cili ngushtoi epërsinë në 2-1.

Në pjesën e dytë, Drita menaxhoi mirë lojën, duke krijuar raste të tjera dhe duke arritur të shënojë edhe një gol për të siguruar fitoren e radhës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të nga Albert Dabiqaj, i cili e dërgoi rezultatin në 3-1, që doli të ishte edhe përfundimtar.

Pas kësaj fitoreje, Drita renditet e treta me 23 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments