Ylli kosovar, Edon Zhegrova, pritet të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin.
Të dielën mbrëma, Juventusi do të jetë nikoqir i Napolit në Allianz Stadium, duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.
Kjo ndeshje derbi pritet të jetë shumë e veçantë për sulmuesin anësor kosovar, Edon Zhegrova.
Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij titullar, pasi ekipi dëshiron të performojë fuqishëm pas humbjes zhgënjyese në Genoa.
Kështu, Zhegrova pritet të luajë si titullar për herë të parë këtë edicion me Juventusin, në një formacion 4-3-3.
