Bejta ka arritur të tërheqë vëmendjen që në mëngjesin e parë të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.
Banori ka befasuar të gjithë me një veprim të pazakontë, pasi duket se syzet e diellit janë bërë pjesë e pandashme e paraqitjes së tij.
Ai i ka mbajtur ato vazhdimisht që nga spektakli i mbrëmshëm, duke mos i hequr as gjatë momenteve të para të ditës së re.
Madje, Bejta ka shkuar edhe një hap më tej, duke u futur në dush me syze të errëta.
Nuk dihet nëse kjo është një kërkesë e veçantë e tij apo thjesht një preferencë personale, por ajo që duket qartë është afeksioni i madh që ka për syzet e diellit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
