BallinaSportFutbollistët e Barcelonës shprehin shqetësim për strategjinë e rikuperimit të Hansi Flick

Futbollistët e Barcelonës shprehin shqetësim për strategjinë e rikuperimit të Hansi Flick

- Advertisement -

Disa futbollistë të Barcelonës kanë rezerva në lidhje me mënyrën se si trajneri Hansi Flick organizon rikuperimin e skuadrës.

Kjo është veçanërisht e dukshme në insistimin e tij që lojtarët të qëndrojnë në hotele ndërmjet ndeshjeve, sipas raportimeve nga gazetari Xavi Hernandez Navarro.

Kjo çështje është bërë më e ndjeshme pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, kur kushtet e rënda atmosferike penguan kthimin e skuadrës me avion.

Flick vendosi që ekipi të kalonte natën në Sevilje, megjithëse kapitenët preferonin të prisnin në aeroport.

Pas kësaj, skuadra u kthye në Barcelonë të nesërmen dhe vetëm dy ditë më vonë udhëtoi drejt Parisit.

- Advertisement -

Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, Flick theksoi mungesën e freskisë fizike te futbollistët.

Megjithatë, disa lojtarë besojnë se qëndrimi në shtëpi, pranë familjeve dhe në ambientin e tyre të zakonshëm, mund të sjellë më shumë dobësi për rikuperimin sesa fjetja në hotel.

Kjo nuk është hera e parë që diskutohet ky problem në Barcelonë.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments