BallinaSportMilani Pëgatitet për Afatin Kalimtar Dimëror me Prioritete të Qarta

Milani Pëgatitet për Afatin Kalimtar Dimëror me Prioritete të Qarta

- Advertisement -

Milani është duke u përgatitur për një afat kalimtar dimëror aktiv, me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, që ka shprehur besimin e tij te trajneri Ruben Amorim dhe ka premtuar përforcime për skuadrën.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka zbuluar më shumë detaje rreth planeve të klubit italian përmes kanalit të tij në YouTube, duke theksuar se prioritetet kryesore janë transferimi i një qendërmbrojtësi dhe i një sulmuesi të ri.

Sipas Romanos, Milani ka nevojë të përforcojë disa pozita, sidomos repartin defensiv, pasi gjatë afatit kalimtar të verës nuk arriti të transferonte një qendërmbrojtës.

Në mesin e emrave që po shqyrtohen është edhe Goncalo Inacio i Sporting Lisbonës.

Reprezentuesi portugez ishte rekomanduar nga Amorim edhe gjatë verës, por ai nuk është emri i vetëm në listën e dëshirave të klubit kuqezi.

- Advertisement -

Ndërkohë, Cardinale ka premtuar një qasje më agresive në afatin kalimtar të janarit, duke pranuar se Milani nuk arriti t’i realizonte të gjitha planet gjatë verës. “Do të duhet të jemi agresivë në afatin kalimtar të janarit.

Nuk arrita të bëja gjithçka që dëshiroja gjatë verës, prandaj duhet ta përforcoj skuadrën dhe bankën rezervë”, ka deklaruar ai.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i Milanit është sulmuesi i Real Madridit, Endrick, i cili ka tërhequr interesim të madh nga klubi italian. “Ai është një favorit absolut i Cardinale, një favorit absolut i Milanit”, ka thënë Romano për talentin brazilian.

Megjithatë, Real Madridi aktualisht nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Endrickut.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments