BallinaPolitikGjykata Kushtetuese e Kosovës shpall shkelje të së drejtës për gjykim të...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpall shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë në rastin e Anemsha Sejranit

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm në rastin e Anemsha Sejranit.

Ajo kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, lidhur me një kontest me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Gjykata e ka shpallur kërkesën të pranueshme dhe ka theksuar se mosmbajtja e seancës dëgjimore ka shkelur Nenin 31 të Kushtetutës dhe Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Si pasojë, Kushtetuesja ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e 5 shkurtit 2026 të Kolegjit të Apelit, lidhur me ankesën A-0003, dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim.

Rasti ka të bëjë me një kontest të iniciuar nga bashkëshorti i ndjerë i parashtrueses, i cili kishte kërkuar përfshirjen në listën përfundimtare të punëtorëve që kishin të drejtë të përfitonin 20 përqind nga privatizimi i ndërmarrjes shoqërore “Lidhja e Vozitësve”.

- Advertisement -

Kërkesa e tij ishte refuzuar nga organet përkatëse, ndërsa ankesa ishte shqyrtuar në të dy shkallët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pa u mbajtur seancë dëgjimore.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se e drejta për një proces të rregullt përfshin, si rregull, edhe të drejtën për seancë dëgjimore.

Sipas saj, në këtë rast nuk kishte rrethana të jashtëzakonshme që do ta justifikonin mungesën e seancës, pasi çështja nuk ishte ekskluzivisht ligjore apo e natyrës së lartë teknike.

Gjykata sqaroi se shkelja e konstatuar është lidhur vetëm me aspektin procedural, përkatësisht me mosmbajtjen e seancës dëgjimore, dhe se ky vendim nuk paragjykon rezultatin përfundimtar të kontestit në gjykatat e rregullta.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments