Xhudistja jonë, Laura Fazliu, e ka nisur me sukses paraqitjen e saj në Grand Slamin e xhudos që po zhvillohet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ajo arriti të fitojë dy ndeshje, por ndalimi në gjysmëfinale e detyroi të kërkojë tani medaljen e bronztë në repesazh.
Laura filloi garat nga xhiro e dytë, pasi ishte e lirë në xhiron e parë.
Ajo arriti të mposht me ‘ëaza-ari’ xhudisten Joana Crisostomo nga Portugalia, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në çerekfinale, Laura vazhdoi me sukses duke mposhtur me ‘ippon’ vendasen Tsendbazar Mashbat.
Megjithatë, në gjysmëfinale, Laura u përball me sfidën e Angelika Szymanska nga Polonia, ku fatkeqësisht humbi ndeshjen, duke humbur kështu mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.
