Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kryeministri Kurti njoftoi se pranoi kërkesën për dorëheqje nga Hoxha dhe e liroi atë nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hotin.
Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e Hoxhës përgjatë mandatit të tij.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
