BallinaPolitikMinistria e Drejtësisë Inspekton Transferimin e Kryebashkiakut Veliaj

Ministria e Drejtësisë Inspekton Transferimin e Kryebashkiakut Veliaj

- Advertisement -

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje shkresës së deputetëve Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj në lidhje me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Burime për gazetaren Fjorela Beleshi nga A2CNN kanë bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë aktualisht është duke inspektuar dhe verifikuar të gjithë procesin e ndjekur për këtë transferim. Çuçi dhe Xhafaj i ishin drejtuar më herët ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, me një letër zyrtare, ku kërkonin informacion mbi mënyrën si ishte kryer transferimi dhe nëse ishin respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Dy deputetët kërkuan gjithashtu të njihen me dokumentacionin dhe hapat institucionalë të ndjekur për këtë vendim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments