Ballkani dhe Drenica kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit do të jenë nikoqir të drenicasve në këtë takim të rëndësishëm, që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë nga ora 13:00.
Ekipi i drejtuar nga Sami Sermaxhaj vjen pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Vushtrrisë dhe ka për qëllim të vazhdojë me sukses për t’u ngjitur më lartë në tabelë.
Nga ana tjetër, Drenica po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka katër ndeshje pa fitore në kampionat.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Gentjan Mezani, ata shpresojnë të rikthehen në rrugën e fitores.
Trajnerët e të dy ekipeve kanë bërë zgjedhje strategjike dhe do të startojnë me formacionet më të mira që kanë në dispozicion.
Formacionet janë si më poshtë: Ballkani: Selmani; Vokrri, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanadzovic, Domgjoni, Diene; Giovanni, Berisha, Klinaku; Drenica: Ymeri; E.Veliqi, Lushtaku, A.Veliqi, Musaj; Dervishaj, Gavazaj, Vojvoda, Hamiti, Zeka; Mehmeti;
