Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe tashmë ka disa ide për të ardhmen e tij.
Aktualisht, ai është një lojtar i lirë pas largimit nga Galatasaray në fund të sezonit të kaluar.
Megjithatë, Icardi nuk planifikon të pensionohet, pasi beson se ka ende shumë për të ofruar në botën e futbollit.
Icardi ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Serie A dhe ka folur për përvojën e tij te Interi. “Stërvitem si një i çmendur për t’u përgjigjur në fushë atyre që mendojnë se nuk kam më asgjë për të dhënë. Ëndërroj të luaj përsëri në Itali”, ka thënë fillimisht ai për La Repubblica.
Duke u ndalur te koha e tij te Interi, Icardi tha: “Humbja e shiritit të kapitenit më lëndoi.
I keqmenaxhova disa momente, por sot do të isha më i kthjellët.
Jam rritur”, përfundoi sulmuesi argjentinas.
