KRU “Bifurkacioni” njofton se nesër, më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 09:00, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Epopeja e Jezercit” dhe në fshatin Pojatë.
Kjo ndërprerje do të ndodhë për shkak të punimeve teknike që do të realizohen në terren, si pjesë e projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet rreth orës 16:00.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Bifurkacioni” SHA.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
