Analisti Sadri Ramabaja ka theksuar se përgjegjësia politike lidhur me rastin e Arlinda Zekajt duhet të drejtohet te ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe jo te ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Ramabaja ka nënvizuar se Gërvalla ka shumë pak kohë që e ka marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Sveçla është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme prej vitesh. “Çka mund t’i kërkosh Donika Gërvalles kur ajo s’ka dy muaj apo tre ministre e Drejtësisë.
Për dorëheqje do të duhej t’jepte ministri i Brendshëm, që është qe vjet aty.
Dhe atë zinxhir komandues aty e ka gjetë, aty e ka ende.
Unë si qytetar, di për probleme të ngjashme edhe ne qendra të tjera të Kosovës, sidomos në Mitrovicë.
Që zinxhiri komandues dështon total.
Prandaj do t’i kërkoja dorëheqje ministri të Brendshëm, por jo Donikës që e ka marr dje këtë sektor”, ka thënë Haxhiu.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
