Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, duke u fokusuar te rasti i Arlindës dhe përgjegjësia e institucioneve. “Ky rast e ka shkund Kosovën, është një rast makabër.
Arlinda kishte kërkuar ndihmë, ndihmë që ka munguar.
Nëse nuk ka reaguar policia, kujt t’i drejtohemi?
Nëse prokuroria nuk ka reaguar, kujt t’i drejtohemi?” ka thënë Gjini.
Ai ka theksuar se dorëheqja e dy ministrave është masa minimale që duhet të merret pas kësaj ngjarjeje. “Gjëja më e vogël që kish mujt me ndodhë është me u dorëheqë dy ministrat.
Në vende të tjera dorëhiqen edhe për gjëra shumë më të vogla,” ka shtuar Gjini.
Ai gjithashtu ka njoftuar se Aleanca mbështet protestat e organizuara pas këtij rasti dhe se shumë anëtarë të partisë janë pjesë e tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
