BallinaPolitikTakimi i Kreshnik Ahmetit me Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin...

Takimi i Kreshnik Ahmetit me Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, duke u fokusuar në mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua zhvillimeve aktuale në Ballkanin Perëndimor, situatës së sigurisë dhe sfidave që ndikojnë në stabilitetin rajonal.

Gjithashtu, u diskutua edhe për proceset integruese të Republikës së Kosovës në strukturat evropiane, me theks në dhënien e statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments