Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë një thirrje të fortë për deputetët që ndalojnë pirjen e duhanit në ambientet e Kuvendit.
Ajo paralajmëroi se do të kërkojë ndërhyrjen e Inspektoratit për të shqiptuar gjoba ndaj atyre që shkelin ligjin.
Haxhiu theksoi se tymi i duhanit po arrin deri tek ulësja e saj dhe se deputetët duhet të jenë shembuj në zbatimin e ligjit që miratohet nga Kuvendi. “Mos pini duhan.
Përndryshe do të detyrohemi menjëherë që me kërku nga Inspektorati që të vijë në ambientet e Kuvendit dhe të marrin gjoba deputetët të cilët e shkelin ligjin në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është thirrja e fundit, prandaj ju lutem që të keni parasysh këtë, sepse kjo realisht edhe cenon ndoshta zbatimin e barabartë të ligjit, sepse nëse ne kërkojmë nga dikush tjetër me zbatu ligjin, do të duhej që ne të ishim vetë shembulli i parë se si zbatohet ligji që miratohet nga ky Kuvend. Është thirrja e fundit dhe, në qoftë se edhe kjo thirrje nuk respektohet, do të kërkoj nga Inspektorati që të vijë dhe të ndërmarrë veprimet në përputhje me përgjegjësitë”, tha ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
