BallinaPolitikMinistri Sveçla Takon Zëvendësdrejtorin e DG HOME për Avancimin e Reformave në...

Ministri Sveçla Takon Zëvendësdrejtorin e DG HOME për Avancimin e Reformave në Fushën e Migrimit

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Olivier Onidi, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme (DG HOME) të Komisionit Evropian dhe Koordinator për Zonën Schengen.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe DG HOME, si dhe për progresin e Republikës së Kosovës në kuadër të agjendës së integrimit evropian.

Po ashtu, u theksua rëndësia e avancimit të reformave në fushën e migrimit, menaxhimit të kufirit, azilit dhe sigurisë.

Ministri Sveçla shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të DG HOME në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se fillimi i zbatimit të projekteve të reja në kuadër të IPA-s është një hap i rëndësishëm, pas miratimit të marrëveshjeve financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Në vazhdim, Ministri prezantoi progresin në finalizimin e Strategjisë së re për Migrim dhe Planit të Veprimit, Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar (2026-2030), projektligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror, si dhe masat e ndërmarra për zbatimin efektiv të Ligjit për të Huajt.

Vëmendje e veçantë iu kushtua liberalizimit të vizave, duke theksuar funksionimin e mekanizmave të monitorimit dhe rënien e vazhdueshme të numrit të aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës në shtetet e BE-së.

Ministri Sveçla riafirmoi përkushtimin për zbatimin e reformave dhe rekomandimeve të BE-së, duke thelluar bashkëpunimin me DG HOME dhe agjencitë e saj, në funksion të forcimit të sigurisë, menaxhimit efektiv të migrimit dhe avancimit të Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments