BallinaPolitikMbledhja e Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin në Hagë

Mbledhja e Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin në Hagë

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Çitaku, përmes një postimi, theksoi se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare tregon një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Ajo sqaroi se gjatë mbledhjes janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

Sipas Çitakut, synimi është që shteti i Kosovës t’u ofrojë mbështetje të plotë çlirimtarëve në procesin e apelit, ndërsa paralelisht vazhdon angazhimi për hartimin e një ligji që synon forcimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Duke iu referuar Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, Çitaku theksoi se mbrojtja e vlerave dhe e trashëgimisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një përgjegjësi që tejkalon dallimet partiake.

Ajo ritheksoi rëndësinë e bashkërendimit institucional dhe politik për kundërshtimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe për sigurimin e të gjitha mjeteve dhe garancive juridike për çlirimtarët në procesin e apelit. “Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!”, përfundoi Çitaku mesazhin e saj.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments