BallinaPolitikRasti i Arlinda Zekajt: Detaje nga Raporti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rasti i Arlinda Zekajt: Detaje nga Raporti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar një komunikatë pas inspektimit të kryer në Gjykatën Themelore të Pejës lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën më 25 tetor në Pejë.

Raporti final është dorëzuar sot në KGJK dhe pas shqyrtimit të të gjitha dokumenteve të lëndës, është arritur në përfundimet si më poshtë: “Gjykata më datë 07.09.2026 e ka pranuar Kërkesën për Shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, dhe po këtë ditë e ka regjistruar në regjistrin manual dhe atë elektronik të SMIL, në përputhje me rregullat e përcaktuara me akte normative, konkretisht Rregulloren nr.17/2024 dhe Shtojcën 2.” Me aktvendimin e datës 07.09.2026, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar Urdhrin për Mbrojtje Emergjente për palën e mbrojtur, znj.

Arlinda Zekaj-Sylaj.

Kundër këtij aktvendimi, pala e mbrojtur dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave kanë shprehur kundërshtim vetëm lidhur me pikën III të dispozitivit, e cila kishte të bënte me besimin e fëmijës dhe alimentacionin.

Gjykata, duke shqyrtuar kundërshtimin e palës së mbrojtur dhe përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimave, ka miratuar kërkesën e palës mbrojtëse me aktvendimin C.nr.1300/2026 të datës 16.10.2026, duke u pajtuar me dispozitivin e këtij aktvendimi.

- Advertisement -

Nuk është paraqitur asnjë ankesë nga palët në këtë rast.

Sipas dokumenteve të lëndës, rezulton se pala mbrojtëse, Arlinda Zekaj-Sylaj, gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar Urdhrin për mbrojtje.

Të dy aktvendimet janë dërguar Policisë së Kosovës për ekzekutimin e tyre, ashtu siç është përcaktuar.

Duhet theksuar se më datë 26.10.2026, në ora 8:56, Gjykata ka pranuar Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, me numër PP/II Nr. 1340/2026, kundër Jeton Sylaj (bashkëshorti i Arlinda Zekaj-Sylaj).

Aktakuza është regjistruar menjëherë në regjistrin fizik dhe atë elektronik me numër P.nr. 832/2026 dhe sipas numrit unik të SMIL 2026:208789.

Nga dokumentet e lëndës rezulton se në këtë çështje palë të vetme kanë qenë Arlinda Zekaj-Sylaj dhe Jeton Sylaj (në raport familjar – bashkëshort), ndërsa në asnjë nga dokumentet nuk është përfshirë tani i dyshuari për kryerjen e veprës penale të vrasjes, Albert Sylaj.

Me datën 17 shtator 2026, znj.

Arlinda Sylaj Zekaj i është drejtuar Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë me kërkesën për të shprehur pretendimet se gjyqtari ka vendosur kundërligjshëm.

Kryetari i Gjykatës, po të njëjtën ditë, i është drejtuar gjyqtarit të çështjes për informim mbi veprimet e ndërmarra.

Po të njëjtën ditë, gjyqtari ka dhënë përgjigje në kërkesën e Kryetarit.

Më 20 tetor 2026, Kryetari i Gjykatës me shkresën GJA.nr.197/26 i është përgjigjur znj.

Arlinda Zekaj, duke i sqaruar të gjitha veprimet e ndërmarra nga Gjykata lidhur me rastin.

Sipas KGJK-së, raportimet se Kryesuesi i KGjK-së ka pranuar kërkesë nga e ndjera Arlinda Zekaj nuk qëndrojnë. “Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka marrë përgjigje me shkrim nga personat përgjegjës në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor se deri më datë 28 tetor 2026 nuk është pranuar asnjë kërkesë nga tani e ndjera Arlinda Zekaj-Sylaj.

Kjo është konstatuar duke kontrolluar evidencën nga regjistri fizik i pranimit të të gjitha shkresave në zyrën e pranimit të Këshillit, në Sekretariat dhe në postë zyrtare elektronike të KGJK-së.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments