BallinaPolitikNdalohen punimet në Prizren pas incidentit me lëndime për punëtorët

Ndalohen punimet në Prizren pas incidentit me lëndime për punëtorët

- Advertisement -

Inspektorati Qendror i Punës ka vendosur të ndalojë punimet në një objekt në Prizren, pas shembjes së një pllake betoni që rezultoi me lëndimin e gjashtë punëtorëve.

Sipas informacioneve të deritanishme, tre nga punëtorët e lënduar janë ende të shtrirë në spital, ndërsa tre të tjerë janë liruar për trajtim në shtëpi.

Njëri prej tyre ka pësuar fraktura si rezultat i incidentit.

Pas këtij ngjarjeje, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë masa duke ndaluar përkohësisht punimet në vendin e punës, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të tjera dhe për të garantuar sigurinë e punëtorëve.

Në njoftim, Inspektorati thekson se do të vazhdojë me veprimet inspektuese, duke u fokusuar në respektimin e standardeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments