BallinaPolitikHoxhaj thekson rëndësinë e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e...

Hoxhaj thekson rëndësinë e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka theksuar se, përveç Ligjit për Gjykatën Speciale, Kosova duhet t’i japë prioritet lobimit në Washington dhe angazhimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj tha se anëtarësimi në këtë organizatë do të mundësonte, sipas tij, dërgimin e aktgjykimit të Speciales në Gjykatën e Strasburgut. “Përtej Ligjit për Specialen, unë më të rëndësishëm e shoh lobimin në Washington, më të rëndësishëm e shoh lobimin për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës, sepse, nëse ka një gjykatë që e tmerron këtë Gjykatë Speciale, është Gjykata e Strasburgut,” tha Hoxhaj.

Ai shprehu bindjen se mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës para dy vjetësh nuk kishte të bënte me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në këtë kuadër, ai iu referua raportit të Dora Bakoyannis në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës.

Sipas Hoxhajt, qeveritë e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës kanë pasur mundësinë ta përmbyllin procesin e anëtarësimit. “Përtej Ligjit për Specialen, unë më të rëndësishme e shoh lobimin në Washington.

- Advertisement -

Më të rëndësishëm e shoh lobimin për ta pranuar Kosovën në Këshill të Evropës sepse, nëse ka një gjykatë që e tmerron këtë Gjykatë Speciale, është Gjykata e Strasburgut.

Jam i bindur që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës para dy vjetëve, nuk ka të bëjë me Asociacionin e Komunave, sepse Dora Bakoyannis e ka shkruar raportin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe të gjitha qeveritë që janë pjesë e Këshillit të Evropës kanë mundur ta përmbyllin procesin e anëtarësimit.

Nëse Kosova do të ishte pjesë e Këshillit të Evropës, aktgjykimin e Gjykatës Speciale do ta dërgonim menjëherë në Gjykatën e Strasburgut, së cilës gjykatë i tmerrohet kjo e Speciales,” u shpreh ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments