Sulmuesi Mirlind Daku kishte një dëshirë të madhe për t’u bashkuar me Spartakun e Moskës, prandaj nuk hezitoi të refuzonte një ofertë nga një klub i Serie A.
Ylli shqiptar, në një intervistë për “SovSport”, shpjegoi se Spartaku ishte zgjedhja e vetme për të. “A kishe oferta tjera?
Po, por kur e pashë Spartakun, dëshiroja t’iu bashkohesha vetëm atyre.” “Nga kush ishe?
Itali, Serie A.
A ishte klub i mirë?
Po.
A janë mbi mesin e tabelës?
Nuk e di (qesh)”, ishte deklarata e Dakut për mediumin rus.
Daku iu bashkua Spartakut në një marrëveshje rekord prej 12 milionë eurove nga Rubin Kazani, dhe së fundmi ka arritur të fitojë edhe vendin në formacionin e klubit.
Ai shkëlqeu në paraqitjen ndaj ish-klubit, ku realizoi dy gola.
Ndërkohë, në Superligën Ruse ka tri gola dhe një asistim në nëntë paraqitje.
