Dizajneri i njohur i modës, Roland Mouret, ka ndarë një përvojë të veçantë në kujtimet e tij, ku tregon për një përplasje telefonike me Meghan Markle.
Sipas tij, kjo ngjarje ndodhi pas publikimit të lidhjes së saj me princin Harry.
Pjesë nga libri i tij, “I Am Roland Mouret: The Butcher’s Boy Who Dressed the World”, janë bërë publike.
Mouret tregon se konflikti filloi kur një anëtare e ekipit të tij përpiqej të kthejë disa fustane të huazuara dhe, gjatë këtij procesi, ajo kontaktoi stilisten e Kate Middleton në pallat.
Kjo situatë duket se e zemëroi Meghanin, e cila e telefonoi stilistin duke i thënë: “Ti nuk e kupton çfarë ke bërë!
Më ke turpëruar”.
Stilistii kërkoi falje për veprimin e punonjëses së tij, por Meghan nuk e pranoi shpjegimin dhe e informoi se nuk do t’i vishte më krijimet e tij.
Sipas Mouret, ky ishte një vendim personal i Meghanit dhe nuk kishte lidhje me pallatin mbretëror.
Ai gjithashtu thekson se Kate nuk kishte asnjë rol në këtë konflikt.
Mouret dhe Meghan ishin njohur në vitin 2015 në Turqi, para se ajo të martohej me Harryn.
Megjithatë, duket se vendimi i saj për të mos veshur më krijimet e stilistit nuk ishte përjetësisht.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
