Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur se do të shihet nëse Lista Studentore do t’i ndryshojë qëndrimet dhe qasjen ndaj Kosovës pas formimit të qeverisë së re në Serbi.
Në një intervistë për TV Dukagjini, Kamberi ka theksuar se fitimi i zgjedhjeve në Serbi është i vështirë pa mbështetje nga një pjesë e elektoratit nacionalist, ndërsa çështja e Kosovës vazhdon të jetë një nga temat kryesore të politikës serbe.
Ai theksoi se pas krijimit të qeverisë së re do të vlerësohet nëse Lista Studentore do ta vazhdojë vijën e deritanishme politike apo do të ketë ndryshime në qasjen ndaj Kosovës. “Duhet pasur një fakt, në Serbi nuk mund të fitosh zgjedhje pa pasur ndihmën edhe të asaj pjesë të elektoratit nacionalist.
Dhe tema për Kosovën është një ndër temat e preferuara.
Do të shohim pasi të krijohet qeveria e re, a do ta mbajnë vijën e njëjtë apo do të ketë ndryshëm në qasje.
Sepse ata e akne parë dhe një listë e tiullë, që ka akademikë e profesorë e ka shumë të qartë se gjërat e thënë në memorandumin e para dy muajve, gjërat që pretenduar Vuçiq në raport me Kosovën janë të parealizueshme.
Prandaj, do duhej të ndryshonin kursin politik, për tu përballur me një realitet që për 27 vjet mbretëron në Kosovë.
Kosova është shtet i pavarur.
Dhe në atë realitet të ndërtojë edhe raporte me Kosovën,” ka deklaruar Kamberi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
