Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të realizojë sot, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Ajo do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Haxhiu do të ketë një takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe do të takohet me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Kryeministrin Hristijan Mickoski.
Sipas njoftimit, ajo do të takojë gjithashtu kryetarët e komunave me shumicë shqiptare.
Programi i vizitës përfshin edhe një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
