BallinaSportHarry Kane Fitues i Topit të Artë 2026: Renditja e Futbollistëve të...

Harry Kane Fitues i Topit të Artë 2026: Renditja e Futbollistëve të Vitit

- Advertisement -

Harry Kane është shpallur fituesi i Topit të Artë për vitin 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal, të cilët renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Sulmuesi anglez i Bayern Munichut e ka siguruar vendin e parë në listën e dhjetë futbollistëve më të mirë të vitit, duke lënë pas yllin francez të Real Madridit dhe talentin spanjoll të Barcelonës.

Pas Kane, Mbappé dhe Yamal, në dhjetëshe renditen Rodri në vendin e katërt, Lionel Messi në të pestin.

Khvicha Kvaratskhelia është në vendin e gjashtë, Ousmane Dembélé në të shtatin, Erling Haaland në të tetin, Michael Olise në të nëntin dhe Fabián Ruiz në vendin e dhjetë.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments