BallinaShowbizFestivalin 'Akordet e Kosovës' me një Edicion të Veçantë për Fëmijët

Festivalin ‘Akordet e Kosovës’ me një Edicion të Veçantë për Fëmijët

- Advertisement -

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e festivalit të këngës në Kosovë, “Akordet e Kosovës”, një ngjarje që ofron mundësi për artistët të shpalosin talentin e tyre.

Festivali do të nisë këtë të premte, më 30 tetor, dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor.

E veçanta e këtij edicioni është se nata e tretë, më 1 nëntor, do t’u dedikohet fëmijëve.

Dy netët e para do të jenë të rezervuara për artistët e rritur, ndërsa nata e fundit do të përfshijë një garë ekskluzive për fëmijët.

Fituesi në kategorinë e artistëve të rritur do të shpallet të shtunën, më 31 tetor.

Për herë të parë, festivali ka ndarë një edicion të veçantë për talente të vegjël, duke krijuar mundësinë për zhvillimin paralel të dy garave muzikore.

Këtë vit, festivali rikthehet me emrin “Akordet e Kosovës”, siç u shpreh drejtori artistik, Florent Boshnjaku, gjatë një konference për shtyp. “Jemi duke e vazhduar sivjet me një emërtim të ri, pra me emrin ‘Akordet e Kosovës’, një emër që këtë vit ka si qëllim të vlerësojë historinë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e Akordeve në çdo formë.

Edicioni i sivjetshëm, siç tha edhe drejtoresha Arta, ka veçantinë e vet që, përveç dy mbrëmjeve të mrekullueshme të muzikës moderne, do të kemi edhe mbrëmjen e fëmijëve”, deklaroi Boshnjaku.

Drejtorin artistik i festivalit ka bërë të ditur se do të ketë mysafirë specialë, dhe zbuloi një nga emrat që do t’i bashkohet këtij edicioni. “Kemi mysafirë të ftuar specialë, do të kemi edhe këngë nga periudha kur janë mbajtur, që nuk domosdoshmërish kanë qenë të Akordeve, por i përkasin periudhës së Akordeve.

Një prej këngëtarëve që po e zbuloj tani dhe jam tepër i lumtur që do të jetë pjesë e festivalit është Deniza Begolli-Gjini”, theksoi Boshnjaku.

Festivali do të prezantohet nga aktorja Flaka Latifi dhe gazetari Agron Krasniqi, ndërsa natën e fëmijëve do ta prezantojë Adea Pula.

Adea ka nisur karrierën e saj në moshë të re, duke u ngjitur në skenë që në fëmijëri. “Për herë të parë jam ngjitë në skenë pikërisht në këtë sallë, në vitin 2000, pas 26 vitesh do ngjitem në skenë për të prezantuar për fëmijë.

Nuk mund ta përshkruaj këtë emocion. Është vërtet shumë e veçantë.

Ftesën e kam pranuar pa e menduar dy herë, Florenti dhe Genci kur ma prezantuan idenë, thashë po, unë do të jem aty, sepse unë këtu jam rritë dhe kjo është mënyra ime për t’ia kthyer këtij brezi të ri gjithë atë punë që kemi bërë si fëmijë kur kemi kënduar për të krijuar diçka të bukur për këtë vend.” Sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në Eurovision, për të cilën vendi ende nuk ka marrë dritën e gjelbër, drejtoresha e festivalit “Akordet e Kosovës”, Arta Avdiu, tha se RTK-ja po bën përpjekje të vazhdueshme për t’u pranuar në Eurovision.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments