BallinaPolitikKomisioni Parlamentar Refuzon Kërkesën për Dëgjesë të Drejtorit të Policisë në Rastin...

Komisioni Parlamentar Refuzon Kërkesën për Dëgjesë të Drejtorit të Policisë në Rastin e Vrasjes së Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kërkesën e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, për të thirrur drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, në javën e ardhshme për të raportuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Në kërkesën e saj, Musliu theksoi se Hoxha duhet të sqarojë situatën, pasi sipas saj, Zekaj kishte raportuar disa orë para vrasjes se ish-bashkëshorti e kishte kanosur. “U ngritën shumë dilema, konsideroj që si komision duhet ta ftojmë Policinë, t’i dëgjojmë çka kanë me na thënë lidhur me rastin.

Nëse del se nga ana policisë ka shkuar gjithçka në rregull, duhet t’i heqim dilemat.

Shumë e domosdoshme është që të zbardhet rasti.

Konsideroj si komision na takon me dëgju rrëfimin nga policia e Kosovës,” ka thënë ajo.

Kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, ka sqaruar se Hoxha do të raportojë në Kuvend pas katër javësh për çështjet që tashmë janë ngritur nga deputetët.

Ai gjithashtu theksoi se është krijuar një komision hetimor për këtë rast, i cili do të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale. “Do të ketë komision hetimor dhe ai komision do të kryejë punën e vet.

Ai komision do të zbardhë të vërtetën se cili institucion e ka neglizhuar punën, nëse ka pasur në rastin e të ndjerës,” ka thënë ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments