Amanda Martins, bashkëshortja e futbollistit brazilian Wesley, i cili aktualisht luan për Romën, ka bërë një sërë akuzash publike ndaj tij.
Ajo pretendon se Wesley e ka tradhtuar vazhdimisht gjatë martesës, përfshirë dhe me prostituta.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Amanda ka theksuar se dyshimet e saj nuk janë thjesht thashetheme, por se ato bazohen në materiale që ajo pretendon se i ka gjetur në telefonin e bashkëshortit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
