Ylli i Barcelonës, Yamal, është bërë futbollisti më i ri në histori që arrin të renditet mes dhjetë më të mirëve në renditjen e Topit të Artë për tri edicione të ndryshme.
Vetëm 19 vjeç, ky reprezentues spanjoll ka arritur të jetë në dhjetëshen më të mirë për tre vite radhazi, një arritje e paprecedentë për çdo futbollist nën moshën 20-vjeçare.
Ky rekord vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Yamal, i cili shkëlqeu si në nivel klubesh, ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës.
Talenti spanjoll luajti një rol të rëndësishëm në triumfin historik të Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke e konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë në botë.
Po ashtu, me Barcelonën, Yamal ishte ndër protagonistët kryesorë në sukseset e skuadrës katalunase, duke kontribuar në fitimin e titullit të La Ligës dhe Superkupës së Spanjës.
