Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim me gjeneral brigade Chad Daniels, shef i Shtabit të KFOR-it.
Në një postim në Facebook, Kingji njoftoi se gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Ai e theksoi angazhimin e Shqipërisë në këtë mision, veçanërisht në një kohë kur procesi i optimizimit të tij është në vazhdim.
Gjatë takimit u përmendën gjithashtu masat për mbështetjen dhe lëvizshmërinë ushtarake, me qëllim ruajtjen e efektivitetit të misionit të KFOR-it.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
