BallinaShowbizReagimi i Dafina Zeqirit pas vrasjes së Arlinda Sylaj - Zekajt: Një...

Reagimi i Dafina Zeqirit pas vrasjes së Arlinda Sylaj – Zekajt: Një thirrje për veprim ndaj dhunës në familje

- Advertisement -

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shprehur revoltën e saj pas vrasjes së Arlinda Sylaj – Zekajt, duke theksuar dështimin e institucioneve në mbrojtjen e grave që përballen me dhunë dhe kërcënime për jetën e tyre.

Në një postim në InstaStory, ajo ka ngritur pyetje të rëndësishme për mënyrën se si trajtohen rastet kur gratë kërkojnë ndihmë dhe paralajmërojnë për rrezikun që i kanoset. “E dashur Arlinda, sistemi ka dështu edhe njëherë”, ka shkruar Dafina.

Ajo shpreh indinjatën e saj se si është e mundur që një grua të kërkojë ndihmë nga policia, të tregojë se ka frikë për jetën e saj, dhe prapë të mos arrijë të shpëtojë nga rreziku.

Sipas këngëtares, institucionet duhet të jenë aty për t’i mbrojtur gratë dhe për t’u siguruar që thirrjet e tyre për ndihmë të mos mbeten pa përgjigje. “Sa gra duhet me vdekë, deri sa me fillu me i marrë seriozisht thirrjet e tyne për ndihmë?”, ka pyetur ajo.

Në fund, Dafina ka ngritur një tjetër pyetje që përmbledh mesazhin e saj: “Kur ka me ardhë dita që gratë i shpëtojmë, e jo veç i vajtojmë masi t’jetë vonë?” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments