BallinaPolitikPërplasje mes Kryetares së Kuvendit dhe Deputetit të LDK-së për Sigurinë e...

Përplasje mes Kryetares së Kuvendit dhe Deputetit të LDK-së për Sigurinë e Qytetarëve

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pasur një përplasje me deputetin e LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë një seance ku u diskutua për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Kjo përplasje ndodhi pas fjalimit të Hazirit, i cili kritikoi Qeverinë për përgjegjësinë e saj në garantimin e sigurisë juridike dhe fizike të qytetarëve.

Haxhiu iu kundërpërgjigj duke akuzuar qeveritë e kaluara për mospunë në trajtimin e dhunës ndaj grave dhe duke theksuar se veprimet institucionale në këtë drejtim kanë filluar vetëm në vitin 2021.

Haziri theksoi se siguria juridike dhe fizike e qytetarëve është një nga detyrat kryesore të Qeverisë, duke shprehur shqetësimin se institucionet kanë dështuar në këtë përgjegjësi në rastin e Arlindës. “Po e lidh me mandatin e qeverisë që detyrën e parë prej të gjitha detyrave të tjera e ka sigurinë juridike të qytetarëve dhe sigurinë fizike të tyre.

A ka dështuar në dy detyrat qeveria, ajo që po themi që ka rënë shteti në rastin e të ndjerës.

Nëse flasim për një vit, ku kanë mbërritur rastet tjera me u zbardhë apo cila është masa për t’u parandaluar.

Nuk mundesh me u distancu prej detyrës së sigurisë juridike dhe fizike që shteti e ka ndaj qytetarëve të vet.

Kryeministri Kurti duhet me shfrytëzua këtë mundësi… Ne nuk jemi familje që vrasim gra.

Shqiptarët e kanë të rregulluar familjen ku gruaja ka rol, ne jemi të lindur prej nënave, se ende ligji nuk lejon që ne të lindim nga burrat, tendencën që e ka qeveria me e prua edhe ata”, tha Haziri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments