Ceremonia e Topit të Artë 2026 është përfshirë në polemika, pasi tri raportime të ndara nga kanale të lidhura me çmimin kanë përmendur emrat e Lamine Yamalit, Kylian Mbappes dhe Harry Kanes si potencialë fitues.
Këto informacione, sipas gazetës spanjolle MARCA, kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime dhe paqartësi rreth se kush do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz individual.
Megjithatë, këto raportime nuk përbëjnë një konfirmim zyrtar mbi fituesin e Topit të Artë për këtë vit.
Sipas Daily Mail Sport, organizatorët janë alarmuar nga ky incident dhe tashmë kanë nisur një hetim për të zbuluar se si kanë dalë në pah këto informacione dhe çfarë masash duhet të ndërmerren për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
