BallinaPolitikMinistri Çeku Njofton Projekte të Reja për Arsimin në Kosovë me Mbështetje...

Ministri Çeku Njofton Projekte të Reja për Arsimin në Kosovë me Mbështetje Ndërkombëtare

- Advertisement -

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në ceremoninë e Ndarjes së Granteve të Fondit të Sfidave Rajonale (RCF) në Kosovë, ku janë shpallur fituese pesë projekte në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh.

Në fjalën e tij, ministri Çeku shprehu mirënjohjen për Fondin e Sfidave Rajonale, si dhe për qeverinë e Gjermanisë dhe atë të Zvicrës, për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Ai theksoi se, pas përpjekjeve për zgjerimin e qasjes në arsim, prioritet kryesor mbetet ngritja e cilësisë dhe përafrimi i programeve arsimore me nevojat e tregut të punës.

Ministri njoftoi se Ministria e Arsimit ka filluar punën për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, me synimin për të përcaktuar drejtimin e reformave për dekadën e ardhshme.

Arsimi dhe aftësimi profesional do të kenë një vend të rëndësishëm në këtë strategji, me qëllim që të rinjtë të fitojnë profesione, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë. Çeku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe bizneseve, duke theksuar se një nga synimet e Ministrisë është që përvojat e suksesshme të projekteve të mbështetura të bëhen pjesë e qëndrueshme e sistemit arsimor.

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e investimit dhe gatishmërinë e shtetit gjerman për të ndarë përvojën e tij në arsimin dhe aftësimin profesional.

Ai vlerësoi se zhvillimi i këtij sistemi do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, theksoi nevojën që institucionet vendore ta udhëheqin dhe ta vazhdojnë procesin e reformave, përfshirë angazhimin aktiv të bizneseve në aftësimin e të rinjve, si dhe përgatitjen e programeve të trajnimit për zhvillimet në inteligjencën artificiale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments