BallinaPolitikEmilija Rexhepi: Nevojitet veprim urgjent për mbrojtjen e grave pas vrasjes së...

Emilija Rexhepi: Nevojitet veprim urgjent për mbrojtjen e grave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka kërkuar një shqyrtim të pavarur të veprimeve të institucioneve përgjegjëse pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Ajo theksoi se është e nevojshme të merren masa konkrete për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Gjatë një seance të Kuvendit, Rexhepi e konsideroi rastin tejet shqetësues, duke theksuar se viktima kishte kërkuar ndihmë nga prokuroria tri ditë para vrasjes dhe se në ditën e ngjarjes kishte raportuar edhe për dhunën në familje.

Ajo përmendi se vetëm gjatë këtij viti tetë gra kanë humbur jetën në rrethana të dhunshme në Kosovë, ndërsa gjatë muajit tetor janë regjistruar tri raste të vrasjeve të grave.

Rexhepi kërkoi që veprimet e organeve kompetente të shqyrtohen dhe të përcaktohet përgjegjësia për lëshimet institucionale. “Grave nuk u nevojiten vetëm deklaratat pas tragjedive, atyre u nevojitet mbrojtja efektive sa janë ende të gjalla”, tha ajo.

Ajo bëri thirrje për një edukim dhe vetëdijesim më të madh në shoqëri për të drejtat e grave, barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës, duke theksuar se ndryshimi duhet të fillojë në familje dhe të vazhdojë në shkolla e institucione.

Rexhepi gjithashtu ngriti shqetësimin për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj grave në rrjetet sociale, duke kërkuar që Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni i Pavarur për Media të veprojnë brenda kompetencave të tyre ligjore.

Në përfundim, ajo theksoi se mbrojtja e grave është çështje e të drejtave themelore të njeriut dhe e përgjegjësisë shtetërore. “Kur një grua kërkon mbrojtje, përgjigja e shtetit duhet të jetë siguria e jo një tjetër shprehje ngushëllimi”, përfundoi Rexhepi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments